Nothing great was ever achieved without enthusiasm
 
GalleryForumPytėsoriKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ateizmi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
cupke_
Admin
Admin


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 26
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

MesazhTitulli: Ateizmi   Fri Dec 28, 2007 2:32 pm

Termi ateizėm vjen nga greqishtja e lashtė "atheos", ku "a = pa" dhe "theos = zot", me kuptimin "pa zot", "pa perėndi". Si kuptim origjinar termi pėrkufizohej si mospranim i zotave tė njė qyteti, mosbindja ndaj zotave tė njė qyteti, mospasja e njė zoti. Nė vazhdim do tė pėrdorej nga paganėt kundėr kristianėve dhe anasjelltas, meqėnėse pėr secilėn palė mosbesimi i palės tjetėr ndaj zotave tė palės akuzuese (ndonėse kishin natyrė tė ndryshme) konsiderohej si ateizėm. Ateizmi ishte shkalla mė e lartė e mosbindjes ndaj ligjeve fetare apo besimit nė zota tė caktuar. Shėrbente si fjalė pėrbuzėse ndaj personit apo qėndrimit pėrkatės qė binte nė kundėrshtim me fenė apo adhurimin a pranimin e hyjnive tė qytetit pėr tė cilin bėhej fjalė. Me kalimin e kohės termi i ėshtė nėnshtruar njė saktėsimi dhe pėrcaktimi mė tė qartė nga ana kuptimore deri nė ditėt tona duke marrė dhe ngjyrim krejt tjetėr nga pėrdorimi i vjetėr.

Nė kuptimin bashkėkohor termi ateizėm si qėndrim dhe si pikėpamje filozofike do tė thotė tashmė mosteizėm, tė mosqenit teist, tė mosqenit besimtar, tė mospasurit besim nė ato ēfarė beson njė teist, qė jo pėrjashtimisht, por tė paktėn tradicionalisht, pėr kontinentin evropian: tė mosbesuarit nė "zotin" monoteist tė feve tė Lindjes sė Afėrme e tė Mesme; Kjo sepse vetė qėndrimi varet thelbėsisht nga pėrkufizimi qė teisti i jep fjalės "zot", njė pėrkufizim qė buron nga fetė nė fjalė dhe deri mė sot nuk qėndron nė logjikė.

"Jam ateist" pėrmbledh nė radhė tė parė frazėn "nuk jam teist" pasi qėndrimi ėshtė mohues i pohimeve teologjike dhe sė dyti frazėn "nuk besoj nė ekzistencėn e "zotit"", duke pėrfshirė nė tė tė gjithė ata qė nuk kanė besim nė asnjė "zot", apo nė asnjė fuqi "mbinatyrore". Dallimi i bėrė kėtu, nė ndryshim nga kuptimi historik qė i ėshtė dhėnė nga fetarėt, ėshtė se ateizmi pėrfshin gjithēka qė nuk ėshtė teizėm dhe si e tillė gjendja nuk lė mundėsi tė tjera zgjedhjeje veē teizmit, apo ateizmit, pasi ėshtė njė rast pyetjeje me pėrgjigje po ose jo. Shkurtimisht, pra, me pėrkufizim, nėse nuk je teist, je ateist; nėse nuk je besimtar, je mosbesimtar.

Njė keqkuptim qė ėshtė kryer nė pėrcaktimin e ateizmit pėr disa shekuj me radhė ėshtė ai se ateizėm do tė thotė "besimi se nuk ka zot". Kjo kryhej nė lidhje me atė kategori tė ateistėve qė pohojnė hapur se "zoti" nuk ekziston, nė dallim nga pjesa qė thjesht nuk beson nė "zot" e qė nuk niset tė pohojė asgjė nė lidhje me "zotin". Ndėrsa ėshtė e diskutueshme nėse pohimi se "zoti" nuk ekziston ėshtė shprehje besimi ose jo, reduktimi i ateizmit nė thjesht njė pjesė tė ateizmit teorik (eksplicit, pozitiv) nuk e paraqet tė plotė qėndrimin ateist, ndaj dhe shihet nė ēdo rast si shtrembėrim i qėllimshėm. Ateizmi si qėndrim gjithėpėrfshirės nuk thotė "besoj se nuk", por "nuk besoj se", njė dallim thelbėsor pasi i dyti e pėrfshin tė parin, por nuk barazon me tė dhe nuk vlen anasjelltas.

Dy kategoritė kryesore tė ateizmit janė ateizmi praktik (implicit, negativ) dhe ateizmi teorik (eksplicit, pozitiv). Ateizmi praktik ėshtė ai qėndrim apo mėnyrė jetese ku "zoti", besimi nė "zot", apo ēėshtjet rreth fesė, apo "zotit", nuk pėrfillen, nuk llogariten e nuk merren fare parasysh nė asnjė instancė tė jetės sė pėrditshme tė dikujt, nuk prekin asnjė veprimtari tė njeriut a jetės sė tij, pa qenė kėtu e nevojshme qė tė kryhet ndonjė pohim rreth "zotit" apo fesė, ndaj dhe ka karakter tė nėnkuptuar e tė pashprehur drejtpėrdrejt (implicit). Ateizmi teorik ėshtė ai qėndrim dhe ecuri ku "zoti" apo feja hetohen imtas nė aspektin teorik dhe rrėzohen shprehimisht duke iu nėnshtruar zbėrthimit tė rreptė logjik. Ky lloj ateizmi ėshtė i shprehur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė (eksplicite) dhe nis filologjikisht qė nė lashtėsi me Epikurin, Demokritin, Anaksagorėn, Stratonin, Protagorėn dhe vazhdon deri nė ditėt tona me njė sėrė mendimtarėsh tė tjerė si F. Niēe, D. Hjum, B. Rasėll, Xh. Smith, R. Doukins, etj.

_________________
Life is short, Break the rules, forgive quickly, Kiss slowly, Love Truly, Laugh uncontrollably, And never regret anything that make life lond
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albo-youth.gooforum.com
cupke_
Admin
Admin


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 26
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

MesazhTitulli: Re: Ateizmi   Fri Dec 28, 2007 2:32 pm

1. Agnosticizmi nuk ėshtė pozicion mbi ekzistencėn e "zotit" apo ēfarėdo teze tjetėr fantastike, por metodė pėr tė arritur pėrfundime nė arsyetim.

Tomas Hakslej, tek eseja "Agnosticizmi", si krijues i termit, e pėrkufizon atė kėshtu:

"Agnosticizmi nuk ėshtė besim, por metodė, thelbi i tė cilės qėndron nė zbatimin e rreptė tė njė parimi tė vetėm. Pozitivisht, parimi mund tė shprehet nė ēėshtjet e arsyetimit si: ndiq arsyen tėnde deri atje ku ajo mund tė tė shpjerė, pa marrė asgjė tjetėr parasysh. Dhe negativisht, nė ēėshtjet e arsyetimit si: mos pretendo se ēėshtjet janė tė sigurta nėse ato nuk janė tė provuara apo tė provueshme."

Agnosticizmi, pra, i zbatuar mbi tezat fetare ėshtė procesi arsyetues qė thotė se "dija fetare", pra besimi, si e paprovuar dhe e paprovueshme, nuk ekziston fare. Ky proces tė ēon nė ateizėm!

Keqkuptimi qė ndodh me agnosticizmin ėshtė kur interpretimi i termit merr trajtėn:

2. Agnosticizėm ėshtė pozicioni ku nuk kihet dije pėr ekzistencėn ose jo tė "zotit".

Kjo ėshtė pak a shumė si tė thuash "agnosticizėm = injorancė, mosdije". Ky, pėr mė tepėr, ėshtė i pavlefshėm si pozicion, pasi nė pyetjen "A beson nė ekzistencėn e "zotit"?", pėrgjigja "Nuk e di!" pėrkthehet detyrimisht si "Nuk besoj!", gjė qė do tė thotė ateizėm!

Problemi kryesor me kėtė keqinterpretim tė agnosticizmit, qė ėshtė dhe problem i pastėr i karakterit kuptimor, vijon si mė poshtė:

Ndėrsa agnosticisti nė fjalė, mbėshtet se nuk ka asnjė dije pėr "zotin", atėherė ēfarė kuptimi ka pėr tė vetė fjala "zot" gjatė pėrdorimit?

Qė tė hysh nė pohime tė mėtejshme nė lidhje me "zotin" duhet sė pari qė vetė fjala "zot" tė ketė kuptim! Nga ky kėndvėshtrim nė logjikė, "zoti" mungon nė ekzistencė. Por agnosticisti nuk ka asnjė dije mbi "zotin" prej nga t'i japė kėsaj fjale kuptim, gjė qė pėrbėn konflikt tė brendshėm dhe vetėzhvlerėsim tė pozicionit tė hamendėsuar agnosticist. Falsiteti logjik qė e rrėzon ėshtė arsyetimi rrethor si dhėnės premise tė pabazė, ndėr tė tjera karakteristikė kryesore e teizmit.

_________________
Life is short, Break the rules, forgive quickly, Kiss slowly, Love Truly, Laugh uncontrollably, And never regret anything that make life lond
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albo-youth.gooforum.com
 
Ateizmi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albo-youth Forum :: Kulture & Tradite :: Teologjia-
Kėrce tek: