Nothing great was ever achieved without enthusiasm
 
GalleryForumPytėsoriKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 S'e gjeti te virgjer, e hedh nga ballkoni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
cupke_
Admin
Admin


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 26
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

MesazhTitulli: S'e gjeti te virgjer, e hedh nga ballkoni   Wed Jan 16, 2008 10:04 pm

Zhgėnjehet natėn e parė tė martesės, pasi nuk e gjen nusen e virgjėr, e hedh nga kati i katėrt i pallatit. Ngjarja tragjike ndodhi njė javė mė parė nė lagjen “Pavarėsia” tė qytetit tė Vlorės. Fitim Imeraj, 30 vjeē, vetėm dy ditė pasi ishte martuar ka vendosur t’i marrė jetėn bashkėshortes sė tij, pasi ndihej i mashtruar. Gruaja me tė cilėn kishte lidhur jetėn nuk i kishte treguar se kishte pasur njė tė dashur tjetėr, edhe pse njė gjė tė tillė ia kishte kėrkuar me ngulm. Fatmirėsisht 19-vjeēarja shpėton nga vdekja, megjithėse ėshtė dėmtuar nė tė gjitha pjesėt e trupit. Autori i krimit brenda familjes ka pėrfunduar nė pranga dhe brenda pak orėsh ka rrėfyer me detaje gjithēka kishte ndodhur nė dhomėn e tij tė gjumit nė dy ditėt e para tė martesės.

Ngjarja

Fitim Imeraj, i cili kishte punuar pėr njė kohė tė gjatė si emigrant nė Greqi, ishte kthyer pranė familjes pėr festat e fundvitit dhe pėr t’u martuar me vajzėn qė ishte njohur afro dy vite mė parė. Me 9 janar ai vendosi ditėn e dasmės, por pėrpara se tė bėhej dhėndėr i kėrkoi 19-vjeēares M.D, nėse kishte pasur lidhje intime me ndonjė mashkull tjetėr. Pėrgjigja nga ana e saj ishte “jo” e prerė. Por nė fakt, natėn e parė tė martesės Imeraj ka konstatuar se gruaja e tij kishte kryer marrėdhėnie seksuale, ndaj ėshtė ndjerė tejet i fyer dhe i mashtruar. Qė nga ky moment zėnkat mes ēiftit kanė qenė tė shumta. Nuk ka zgjatur shumė, dhe dy ditė mė vonė ai e ka hedhur bashkėshorten nga kati i katėrt i pallatit ku banonte. Fatmirėsisht dy kate poshtė shtėpisė sė ēiftit tė sapomartuar, fqinjėt kishin ndėrtuar njė shtesė pallati, qė e shpėtoi tė renė nga vdekja. Pasi ka dalė jashtė rreziku pėr jetėn, ajo nuk ka hezituar tė denoncojnė bashkėshortin e saj, me tė cilin kishte vetėm dy ditė e martuar.

Rrėfimi

Vetėm pak orė pas arrestimit pėr tentativėn e vrasjes sė gruas sė tij, Fitim Imeraj ka pranuar tė rrėfejė motivin qė e kishte shtyrė tė ndėrmerrte njė akt tė tillė. “Zėnkat mes nesh nisėn natėn e martesės, pasi ndryshe nga ēfarė mė kishte thėnė, gruaja nuk ishte e virgjėr”, - ka pohuar 30-vjeēari para oficerėve tė policisė. Ai ka mohuar ta ketė hedhur bashkėshorten 19-vjeēare nga ballkoni. “Pas njė sherri tė madh me gruan, pasi ndihesha i mashtruar, shkova nė banjė. Kur hyra nė dhomė, ajo po hidhej”, - ka vazhduar mė tej rrėfimin dhėndri i ri, i cili edhe pse kishte qėndruar njė vit e gjysmė i fejuar, nuk kishte pasur marrėdhėnie intime me 19-vjeēaren. Kjo e fundit gjendet nė spital nė gjendje jo tė mirė shėndetėsore, pasi ka pėsuar fraktura tė rėnda nė tė gjithė trupin. Ndėrsa Imeraj do tė pėrgjigjet para Drejtėsisė pėr veprėn penale tė vrasjes sė mbetur nė tentativė.

Balkanweb

_________________
Life is short, Break the rules, forgive quickly, Kiss slowly, Love Truly, Laugh uncontrollably, And never regret anything that make life lond
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albo-youth.gooforum.com
 
S'e gjeti te virgjer, e hedh nga ballkoni
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albo-youth Forum :: Shqiperia :: Shtypi & Aktualiteti-
Kėrce tek: