Nothing great was ever achieved without enthusiasm
 
GalleryForumPytėsoriKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Familjet mafioze me te medha ne bote.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
cupke_
Admin
Admin


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 26
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

MesazhTitulli: Familjet mafioze me te medha ne bote.   Sun Jan 20, 2008 2:20 pm

Nuk kanė lidhje gjaku me njėri-tjetrėn, por mes tyre ekziston njė lidhje e fortė besimi, lidhja e mafias. Janė familje tė mėdha mafioze qė drejtohen nga bosė tė pushtetshėm, por qė tė gjithė kanė mbėshtetjen e “Cosa Nostra”-s, disa nė Itali dhe disa nė Amerikė. Gazeta “Tirana Observer” boton sot historitė, emrat dhe fotot e bosėve tė familjeve mė tė mėdha mafioze nė tė gjithė botėn. Nga familja “Mazara Del Vallo”, “Guadagna”, “Altofonte” nė Itali e “Gambino” e “Bonano” nė Amerikė.

Vrasjet qė kanė organizuar dhe dėnimet qė kanė marrė bosėt mė tė mėdhenj tė “Cosa Nostra”-s, por edhe vrasjet e bujshme tė disa prej tyre.
Kodi
Nuk mjafton vetėm “dėshira e mirė” pėr t’u bėrė pjesė e mafies, a mė saktė e “Cosa Nostra”-s. Pėrveē aftėsive tė caktuara qė duhet tė ketė njė person qė tė mund tė rekrutohet nga familja, ai duhet gjithashtu tė kalojė dhe njė sėrė provash. E fundit e kėtyre provave ėshtė prova e zjarrit, e cila aplikohet gjatė betimit. Nė “Cosa Nostra” aplikohet njė kod i tėrė nderi, i cili shėrben si rregullator i organizatės. Rregullat pėrbėrėse tė kodit tė nderit janė bėrė tė njohura ndėr vite nga tė penduarit e mafies. Nė njė sentencė tė dhėnė nga Tommaso Buscetta-s, njė prej anėtarėve tė parėve qė ka thyer Omerta-n (kodi i heshtjes) ndėr shumė ligjet e pashkruara qė rregullojnė sjelljen mafioze ėshtė dhe detyrimi pėr tė thėnė gjithnjė tė vėrtetėn kur flitet mes “burrave tė nderit”. Jeta e Cosa Nostra-s (fjala mafie ėshtė njė term letrash qė nuk pėrdoret nga anėtarėt e kėsaj organizate) ėshtė e disiplinuar nga rregulla tė ashpėr tė pashkruar, por tė paraqitura gojarisht, tė cilėt rregullojnė organizimin dhe funksionimin e tėrė organizatave. Ligjet e pashkruara dhe kodet e Cosa Nostra-s janė bėrė herė pas herė tė ditura nga tė penduarit qė vijnė prej kėtyre radhėve.
Mafia italo-amerikane
“Cosa Nostra” amerikane u themelua nė fillim tė shekullit tė kaluar dhe u pasurua nė dy dekadat e para. Ajo lindi pėr dy arsye: Emigrimi nė SHBA i njė numri tė madh italianėsh, midis tė cilėve kishte dhe nga ata qė ishin marrė me krime. Por edhe pėr shkak se shumė mafiozė nga Sicilia pėr t’i shpėtuar ligjit nė Itali u detyruan tė shkonin nė SHBA. Njė rol tė madh nė largimin e tyre pati Mori, prefekti i Palermos, gjatė periudhės fashiste, i cili i persekutoi pėr njė kohė tė gjatė. Kjo organizatė varej nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga “Cosa Nostra” siciliane dhe janė 5 familjet nė Amerikė qė mbanin kontakt tė ngushte me krerėt nė Itali, familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino.

Lucky Luciano

Salvatore Lucania i njohur mė pas si Lucky Luciano, lindi nė Siēili, por familja e tij do tė vendosej pak kohė mė vonė nė Nju Jork. Shumė shpejt ai u bė mjaft i njohur nė botėn e mafies. Nė vitin 1935 ai njihej si bosi i bosėve, jo vetėm i Nju Jorkut, por i gjithė vendit. Ai u arrestua dhe u dėnua 30-50 vjet nė ’36-n, por u lirua me kusht qė tė internohej nė Itali. Ai kishte aq shumė fuqi saqė shėrbimet sekrete tė marinės sė SHBA-sė kėrkuan ndihmėn e tij kur aleatėt vendosėn tė pushtonin Italinė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

1. Familja “MAZARA DEL VALLO”
Familja mė e madhe mafioze nė Itali, nė vitin 1970 ishte “Mazara Del Vallo”. Ajo drejtohej nga bosi Mariano Agata, 65 vjeē, i cili nė atė kohė kishte marrė emrin “Zoti i ligėsisė”. Ai zėvendėsoi bosin e vjetėr Mariano Licari, i cili gjithashtu mbahej mend si urdhėruesi mė i madh i vrasjeve nė atė kohė. Nė vitin 1985 Agata u mbėshtet me shumė forcė nga faktori “Korleone” dhe kthehet nė personin mė tė rėndėsishėm pėr Toto Riina-n.

2. Familja “ĒINISI”
Ėshtė cilėsuar si familja mė e madhe mafioze e “Cosa Nostra”-s amerikane. “Ēinisi” drejtohej nga Badalamenti Gaetano ose siē quhej ndryshe “Don Tano”. Ai filloi tė drejtojė kėtė familje menjėherė pas vrasjes sė ish-bosit Cesare Manzella, nė vitin 1963. Nė vitet ’70 dhe ’80, sė bashku me Stefano Bontadėn dhe Mikele Grekon kishin krijuar tė ashtuquajturėn “Triumvirat” tė “Cosa Nostra”-s. “Don Tano” u arrestua nė nėntor tė vitit 1984 dhe vuajti dėnimin nė SHBA derisa vdiq, nė vitin 2002, nė moshėn 79-vjeēare.

3. Familja “GUADAGNA”

Masakra e “Capacit” ka si autorė anėtarėt e familjes mafioze “Guadagna”, me nė krye bosin e saj, Pietro Aglieri, i njohur si “Gentleman-i i vogėl”. Ai u kthye nė drejtues tė kėsaj familjeje nė vitin 1988, menjėherė pas vrasjes sė Giovanni Bontade-s, falė edhe njė miqėsie me Toto Riina-n. Nė fillim tė vitit 1990 ai komandoi disa vrasje tė bujshme. Ėshtė arrestuar mė 6 qershor tė vitit 1997 dhe ėshtė dėnuar disa herė me burgim tė pėrjetshėm.

4. Familja “MANDAMENTO”
Njė ndėr bosėt mė tė fuqishėm tė “Cosa Nostra”-s italiane nė vitin 1999 ishte Agostino Badalamenti. Ai ishte nė krye tė familjes “Mandamento” nė varėsi direkte tė bosit tė bosėve Bernadro Provenzano. Nė vitin 1979, kur ishte vetėm 18 vjeē, ai u dėnua me 20 vjet burg, pasi u deklarua fajtor pėr disa vrasje nė provincėn e Mesinas. Por menjėherė pasi doli nga qelia, ai u kthye nė krye tė familjes “Mandamento”, duke u bėrė njė nga mafiozėt mė tė fuqishėm tė asaj kohe nė Itali.

5. Familja “GAMBINO”

Njė prej gangsterėve mė tė mėdhenj qė kanė sunduar nė Nju Jork, John Gotti, dėshironte gjithnjė qė tė bėhej njė njeri i menēur. Nė moshėn 16-vjeēare ai ishte pjesė e njė bande rruge tė njohur “Fulton-Rockaway Boys” qė vidhte makina. Nė vitet ’70 ai u bė kapo i trupės “Bergin”, njė pjesė e familjes “Gambino”. Jashtė mase ambicioz, Gotti u pėrzje me drogė, gjė e ndaluar kjo nga familjet. Pas shumė tentativash, autoritetet arritėn ta dėnonin atė nė vitin 1992 pėr vrasje.

6. Familja “bonano”
Joseph Bonano u largua nga Italia pėr shkak tė regjimit tė Musolinit nė vitin 1920. Fillimisht u ndalua nė Kubė pėr tė kaluar mė pas nė SHBA. Atje iu bashkėngjit mafies nė mėnyrė qė tė parandalonte Musolinin qė tė merrte Sicilinė. Ai u bė i fuqishėm nė Nju Jork. Planet e tij pėr tė eliminuar gjithė familjet rivale u kthyen kundėr tij, kur Bonano-n e rrėmbyen pėr 19 ditė deri sa ai pranoi tė hiqte dorė. Pėrpara se ai tė vritej nga Luciano, krijoi familjen “Bonano”, organin sundues mbi familjet mafioze nė gjithė vendin.

7. Familja “TOMMASO NATALE”

Salvatore lo Piccolo, i njohur si “Dhelpra e Bardhė” nė vitin 1980 u shndėrrua nė bosin mė tė fuqishėm tė “Cosa Nostra”-s dhe i dytė nė Sicili pas Bernardo Provenzano-s. Ai ishte bosi i familjes “Tommaso Natale” pas vitit 1970. Djali i tij, Sandro, 30 vjeē, u kthye nė bosin e dytė tė kėsaj familjeje nė vitin 1999. Pas 25 vitesh nė kėrkim nga drejtėsia italiane, ai arrestohet sė bashku me tė birin, mė 5 nėntor 2007.

8. Familja “BAGHERIA”
Bosi i pėrjetshėm i familjes mafioze “Bagheria” ishte 68-vjeēari Leonardo Greco. Ai zėvendėsoi kreun e kėsaj familjeje, Antonio Mineo, menjėherė pasi ai u vra nė vitin 1989. Nė vitin 1970 ai bashkėpunoi me Berdanrdo Provenzanon, kėshillat e tė cilit e ndihmuan edhe pėr drejtimin e kėsaj familjeje tė madhe mafioze. Si bos i kėsaj familjeje nė Sicili ai drejtoi trafiqet mė tė mėdha tė drogės, duke pėrfshirė kėtu “Pizza Connection dhe “Iron Tower”.

9. Familja “RESUTTANA”
Gjatė viteve 1981-1983 “Resuttana” u kthye nė familjen mė tė madhe mafioze, duke u mbėshtetur fort nga “Korleone”-t. Kjo familje u drejtua nga Francesco Madonia ose siē quhej ndryshe “Don Ciccio”, 80 vjeē. Ai u dėnua me vdekje pėr dhjetėra vrajeve tė kryera nė vitin 1986, por familja “Resuttana” filloi tė udhėhiqej nga trashėgimtari i tij, Diego. Nė fakt ai ishte vėllai i tij, i cili trashėgoi pushtetin dhe idetė e “Don Cicco”-s.

10. Familja “CALTANISSETTA”

Familja “Caltanissetta” nė vitin 1975 ishte familja mė e madhe mafioze nė provincėn me tė njėjtėn emėr. Ajo drejtohej nga Francesco di Cridtina, i cili vdiq nė vitin 1963 dhe trashėgimtari i tij, i biri Giuseppe di Cridtina, u shndėrrua nė bos tė saj duke u shndėrruar nė njeriun mė tė fuqishėm. Aq sa mori nofkėn “Tigri” dhe u bė bosi i bosėve. Ai u urrye shumė shpejt nga “Korleone”, pasi kishte mbėshtetur armikun e tyre Bontade, tė “Cosa Nostra”-s amerikane.

_________________
Life is short, Break the rules, forgive quickly, Kiss slowly, Love Truly, Laugh uncontrollably, And never regret anything that make life lond
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albo-youth.gooforum.com
 
Familjet mafioze me te medha ne bote.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albo-youth Forum :: Shkenca :: Kuriozitete-
Kėrce tek: