Nothing great was ever achieved without enthusiasm
 
GalleryForumPytėsoriKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qyteti vetėvrasės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
little_angel
Anetar i ri
Anetar i ri


Numri i postimeve : 13
Registration date : 26/01/2008

MesazhTitulli: Qyteti vetėvrasės   Sun Jan 27, 2008 5:30 pm

Qyteti vetėvrasės

Maks Velo
04-08-2007
Qytetet mė tė vlerėsuar kanė njė curriculum nė vazhdimėsi. Saranda ka lindur si fshat, dhe mė vonė si njė qytet i vogėl portual dhe peshkatarėsh qė mė vonė mori dhe funksione administrative. Qyteti i vogėl u rivlerėsua kur u bėnė zbulimet e rėndėsishme arkeologjike nė afėrsi dhe kur filloi tė marrė vlera si qytet turistik. Kėto funksione duheshin ruajtur nė raporte tė studiuara mirė. Sot ėshtė e vėshtirė tė lexosh kontekstin funksional tė qytetit. Nuk ėshtė as port, as qendėr administrative, as qytet turistik, sepse funksionet janė difuzuar, ėshtė prishur proporcioni dhe ekuilibri, i cili ēon pėrpara zhvillimin normal tė njė qyteti.

Nėse qelizat nuk ruajnė proporcionet dhe kemi superprodhim vetėm tė njėrės, atėherė kemi fenomenin vrasėtar kancerogjen. Kjo ngjau me Sarandėn. Ndėrtuesit po ngrenė njė qytet tjetėr tėrėsisht tė pastudjuar dhe fantazmė. Saranda ėshtė bėrė e frikshme. Janė disa qytete tek ne si Tirana, Durrėsi, Vlora, por jo nė kėtė pėrmasė. Kėtu impakti ėshtė menjėherė i dukshėm dhe katastrofik. Harxhohet gjithė kjo energji dhe vlerė materiale pėr tė vrarė vetveten. Qytet vetėvrasės si Saranda nuk ka nė Mesdhe. Nė asnjė vend turizmi nuk bėhet me pallate dhe apartamente. Qyteti ėshtė shpėrfytyruar.

Nuk ka asnjė tė dhėnė sa apartamente banimi tė reja po ndėrtohen dhe sa ėshtė kapaciteti i hoteleve. Ecet qorrazi me njė voluntarizėm antishkencor. Kjo sepse sarandiotėt mendojnė se do tė pasurohen duke shitur apartamente. Dhe qyteti do tė rritet nga 25 mijė nė 45 mijė. Po ku do tė bėjnė plazh kėta njerėz? Kur plazhi i qytetit ėshtė sa njė furkė? Dhe qyteti ėshtė pa infrastrukturė, pa parkingje, pa fusha sporti, pa sheshe pėr lojėra fėmijėsh (tani, dy karruselat janė vendosur nė rrugė) pa teatro dhe kinema verore. Pa asgjė. Nuk u intereson asgjė. Vetėm tė shesin apartamente dhe kaq. Dhe kujtojnė se do tė pasurohen. Pėrse nuk pyesin nė Budva si ėshtė ky raport, si e ndėrtojnė ata infrastrukturėn hoteliere?

Mendoj se ky ėshtė gabim i madh i Bashkisė sė Sarandės, qė do tė jetė fatal.
Qė tani nė zonėn e Hotel Butrintit e mė poshtė, nuk qarkullohet dot. Nė njė rrugė tė vetme tė ngushtė ecin makinat, njerėzit, pushuesit, fėmijėt, kafshėt, tė gjithė e tė gjitha, kamionėt, autobusėt dhe makinat luksoze. Kėshtu ėshtė dhe nė qytet. Festivali i Bandave u bė nė rrugė, edhe Kampionati i Bilardos; aty nė mes tė rrugės ngrihen podiume dhe stadiume... dhe ti pret tė vijnė turistė... Hapėsirėn gjithmonė e konceptoj si njė kupolė xhami. Dhe kėtė kupolė tė padukshme po ta mbash parasysh, tė mėson si tė ndėrtosh brenda saj, si tė ruash natyrėn, si tė lartėsosh njeriun me veprėn e duhur nė harmoni me ambjentin. Dhe se si kjo arkitekturė e lindur nga njė urbanistikė sensibėl ėshtė njė mrekulli e krijimit njerėzor, bėhet pjesė, shkrihet dhe pasuron natyrėn. Por kur ti Njeri shkel dhe pėrbuz gjithė ligjet e shenjta tė krijimit, pa asnjė respekt e dashuri, kjo kupolė xhami kriset.

Saranda sipėr, nuk e meriton detin poshtė. Ishin dy pjesė nė harmoni, tani janė nė armiqėsi. Qyteti ėshtė nė armiqėsi me malin dhe detin. Vetė godinat e larta qė janė ngritur e po ngrihen janė produkt i njė kaosi administrativ tė bėrė qėllimisht nga politika, i njė mungese tė theksuar morali dhe aftėsish profesionale nga urbanistėt dhe arkitektėt, dhe e njė ndėrgjegjeje tė ēoroditur dhe primitive tė banorėve. Nė modestinė qėndron madhėshtia e popujve evropianė. Nė babėzinė qėndron rėnia e popujve tė paformuar qė vazhdojnė tė shfaqin sindroma orientale. Titulli "Qytetar" tė jep disa tė drejta, por tė vė nė dukje dhe disa detyrime. Aq sa qytetarėt plotėsojnė detyrimet, aq edhe ata janė tė qytetėruar, janė evropianė.

Kėto detyrime ndaj qytetit tė tyre, janė dukshėm tė pėrjashtuara nga qytetarėt e Sarandės qė kuptohet nuk u dhimbset asgjė, dhe jo mė vlerėsimet evropiane. Asnjėherė tjetėr dhe askund, turistėt e huaj dhe vendas, nuk janė tmerruar nga mėnyra se si "hahet" mali, si dhunohet, si masakrohet, si shpėrdorohet ai. Ėshtė shfaqja mė makabre e antiekologjisė shqiptare. Dhe aty mbijnė ngjitur me njėra-tjetrėn godina tė larta betoni qė nuk respektojnė asnjė rregull urbanistik.

Asnjėherė betoni nuk ėshtė mė dukur kaq kriminal, kaq i shėmtuar, dhe kaq i pamėshirshėm sa nė Sarandė. Sa i bukur dhe fisnik ėshtė ai gur i bardhė, dhe sa vrasėtar ky beton qė prodhon njė formė kaq antiestetike. Saranda qė ishte shembulli mė i pėrkryer i njė zgjidhjeje urbanistike harmonike, u shndėrrua nė shembullin mė tė keq tė njė urbanistike pa asnjė vlerė, veēse asaj kriminale. Ku ėshtė Instituti i Urbanistikės? Ku ėshtė prezenca dhe kritika e profesoriatit urbanist nė Fakultetin e Arkitekturės? Tė gjithė fshihen dhe largohen sikur tė shohin njė vrasje nė rrugė.

Numri mė i madh i shfaqjeve nė festivalin e Butrintit ishin tragjedi. Por asnjėra nga ato nuk arrinte tė mė trondiste aq sa pyetja e vazhdueshme qė flinte brenda meje dhe nuk m'u nda asnjė ēast: Pse nuk jemi nė gjendje? Pse nuk jemi nė gjendje tė bėjmė njė gjė tė mirė?
Pse nuk arrijmė t'i afrohemi dot veprės arkitektonike, teatrit tė Butrintit, njė perfeksion konceptimi dhe zbatimi?
Pse jemi kaq larg tyre?
Pse kemi ecur nė sensin e kundėrt?
Pse nuk jemi ne para grekėrve tė vjetėr, por jana ata para nesh?
Si ėshtė e mundur qė nė vend tė paraprinim me objekte dinjitoze tė kohės moderne, nga Saranda nė Ksamil e deri nė Butrint, ne i tregojmė ēdo turisti njė katrahurė dhe njė mishmash ndėrtimesh tė egra?
A kuptojmė goditjen psiqike qė ai merr, traumėn qė i shkaktojmė?
Kush e ka fajin?
Sigurisht qė grekėt e vjetėr jo, ata na e treguan rrugėn. Dashuri dhe sakrificė.
Ne nuk dimė as tė duam tė bukurėn dhe as tė sakrifikojmė pėr tė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
little_angel
Anetar i ri
Anetar i ri


Numri i postimeve : 13
Registration date : 26/01/2008

MesazhTitulli: Re: Qyteti vetėvrasės   Sun Jan 27, 2008 5:31 pm

Intervista

Ēfarė ka ndryshuar qė nga hera e fundit qė keni qenė nė Sarandė?

Saranda ėshtė dyfishuar nė kėto vite, ėshtė bėrė njė qytet gjigant urbanistik dhe arkitektonik. Nėse do tė mbushen kėto apartamente duhet tė vejė deri nė 40-50 mijė banorė dhe nga njė qytet i vogėl po futet nė rangun e qyteteve tė mėdha tė Shqipėrisė. Ky kalim bėhet pa asnjė kriter urbanistik, bėhet pa u mbėshtetur nė studime paraprake tė sistemit tė rrugėve, tė zonave tė ndėrtimit, tė gjelbėrimit, tė zonės industriale dhe portuale me zonėn e banimit. Kėtu ėshtė shpėrfytyruar e gjitha dhe e gjitha shkon vetėm nė ndėrtimin e pallateve dhe hoteleve. Kaq ngelet nga Saranda.

Paradite zbritėn disa autobusė me turistė nė Butrint. Pyetėm njė prej tyre, nga Anglia. Pushonte nė Korfuz dhe vinte nė Sarandė si turist njėditor. Na tha se ajo qė i bėri pėrshtypje nga qyteti ishte stili i ndėrtesave: i shėmtuar. Dhe pisllėku. Ėshtė e dukshme qė Saranda ėshtė qytet pa arkitekturė dhe do tė jetė i tillė derisa kėto ndėrtesa do tė vazhdojnė tė ekzistojnė.
Kėtu, e keqja mė e madhe ėshtė se nė ēdo pikė tė Sarandės, sheh gjithė Sarandėn. Nuk ėshtė si nė qytetet e tjera qė kanė shtrirje horizontale. Kėtu i ke evidente si nė njė foto panoramike tė gjitha godinat. Kjo e bėn akoma mė tė rėndė, mė tė trishtueshme mė tė pavlerė kėtė qytet, sepse mungojnė qoftė projektimet individuale tė objekteve, qoftė dhe bashkėsia, vendosja. Raportet e tyre njėra me tjetrėn, krijojnė njė imazh kakofonik. Ėshtė njė materializim, njė ngurtėsim i babėzisė, i ligėsisė, i egoizimit pa skrupull dhe pa fre qė kanė kėta njerėz, sepse nuk mund ta trajtojnė qytetin e tyre nė kėtė mėnyrė. Secili mendon si tė ngrejė kate pėrpjetė, i duket sikur ato kate janė pare, prandaj ka ndodhur ky black out prej tė cilit nuk vijnė turistėt qė s'kanė ē'tė shohin. Unė pėr shembull nėse vij, vij vetėm pėr teatrin e Butrintit, pėrndryshe ky qytet mė krijon njė ndjenjė faji qė e kam ditėn dhe natėn. Ėshtė si njė krim qė t'i nuk ia ndal dot dorėn njė njeriu qė sulmon me thikė. Dhe themi si ėshtė e mundur qė nuk i ndalim dot kėta njerėz. Kėshtu unė ndjej mė shumė faj se kėta qė janė pronarėt e objekteve.

Duket sikur po flasim vetėm pėr frymėn e qytetit nė tėrėsi. Po ē'mbetet tė analizohet pėr ato shėrbime jo pak tė vogla me tė cilat qyteti do t'u shėrbente turistėve dhe vetė sarandiotėve. Pėr shembull parkingjet, gjelbėrimin plazhet, porti, shėtitorja. Saranda duket sikur ėshtė futur mes dy presave, mes ndėrtimeve qė janė nė mal dhe ndėrtimeve qė janė nė breg.
Kur ndėrtohen qytete tė tilla turistike duhet tė jenė prioritare edhe objekte tė tilla si kinema verore, vende pėr pėr tė ngritur njė skenė. Nė Sarandė nuk ka njė amfiteatėr veror, nuk ka disko tė mira, nuk ka hapėsirė, nuk ka palzh ku tė venė njerėzit, po ngjishen tė gjithė, nuk ka njė shėtitore tė pastėr tė ēuar deri nė fund. Pėrgjatė shėtitores ndodhet varri i Bilal Xhaferrit qė nuk e kuptoj ē'do. Ai varr duhet tė shkojė tek varrezat. Nuk ka njė kujdes pėr pemėt, dhe ato qė thahen nuk hiqen, nuk krasiten, nuk ka gjelbėrim, nuk ka lule. Kėtu dhe ato lule qė janė mbijnė vetė nė mes tė shkėmbit, sepse nuk kujdeset njeri. Pastaj, ajo egėrsia me tė cilėn sulmohet mali, tė krijon njė keqardhje. Tė vjen kaq keq pėr malin, kur e sheh kėshtu nė kėtė formė, qė i futen dhe e hanė sikur hanė bukė me djath. Kėtu po bėhet njė agresion qė shkon deri sipėr nė mal, kur rendimenti mė i madh i qyteteve turistike ėshtė horizontal. Pėr shembull Korfuzi ka njė shtrirje tė tillė, me shtėpi tė vogla, sepse secili do tė krijojė njė intimitet. Kėtu janė tė gjithė bashkė, ngjishemi e shtypemi, nuk merret vesh, duhet tė jesh pronėsi e sarandiotėve. Pra nė kėto kushte ikėn personalja, ikėn intimiteti, bėhet mė keq se kolektivja nė kohėn e socializmit, bėhet njė zhveshje, njė shpėlarje totale e vlerės individuale kur ajo qė kėrkon njeriu ėshtė intimiteti nė plazh me njė person, intimiteti nė natyrė.

Si ka qenė ajo atmosfera me aromėn e Sarandės sė shtėpive dykatėshe, si e mbani mend.
Pėr herė tė parė kam ardhur nė Sarandė nė vitin 1957 dhe kam njė vizatim tė njė mulliri tė vjetėr qė ka qenė nė breg tė detit, njė mulli me ujė dhe mė pas ishte ēentrali. Saranda ishte njė gjė e mrekullueshme, ishte e ruajtur, ishte njė shkallėzim, kishte njė studim urbanistik shumė, shumė tė mirė, me shkallare qė shkonin sipėr dhe ti shihje malin, dhe kur zbrisje shihje detin. Kishte njė lidhje shumė organike tė detit, me rėrėn, me bregun, pastaj me pjesėn e shėtitores, tė shkallares. Gjithēka shpėrndahej si me aorta, si me enė gjaku nėpėr shtėpitė, dhe krijohej njė komunitet shumė i bukur nė hapėsirė. Kishte njė liri dhe korrente ajri. Tani tė gjitha janė bllokuar. Ėshtė bėrė njė bllokazh total si njė emboli urbanistike. Ky qytet nuk merr dot frymė. Pikėrisht kėtė nuk na rekomandonin nė vitet '92-'94 arkitektė tė huaj duke na thėnė kujdes betonin. Ne bėmė tė kundėrtėn. Dhe shembullin e mirė konkret e keni tek Kalaja e Lėkurėsit qė ėshtė ndėruar me gurė, me kollona guri, me dru.

Pikėrisht nga kėtej thoni se mund tė shohėsh Sarandėn ashtu siē duhej tė ishte. Po si mund tė ishte Saranda?
Saranda mund tė ishte e shpėrndarė anash nė breg, majtas deri nė Butrint dhe djathtas deri nga Borshi dhe tė ishte me shtėpi tė vogla, me lokale, me porte tė vegjėl, me rrugė, me hotele deri nė tre kate, shtėpi deri nė katėr kate. Kėshtu do tė ishte bėrė nga perlat e Mesdheut. Fakti ėshtė qė tani ėshtė e kundėrta dhe ata qė kanė mend dhe dinė tė operojnė ashtu siē ka ndodhur nė Mal tė Zi apo si nė Greqi. Prandaj kėto vende i marrin tė gjithė tursitėt qė kur vijnė, vijnė vetėm pėr Butrintin. Dhe pėr tė shkuar aty rruga ėshtė me njė kalim. Ka gjithnjė rrezik qė tė bjerė autobusi i tursitėve. Asnjeri nuk vė dorė kur zgjerimi i rrugės ėshtė shumė i lehtė sepse ėshtė mali nga njėra anė.

Ka akoma kohė tė ndreqen gjėra tė mundshme si porti, sistemi i rrugėve, njė itinerar tragetesh.
Pėr mua duhet tė bėrė njė gjė. Duhen bllokuar ndėrtimet nė kėtė fazė qė janė, duhet krijuar njė komision shtetėror pėr kėtė punė. Tė krijohet nė grup i mirė nga Instituti i Urbanistikės qė ta marrė nė studim dhe njėherė pėr tė parė ēfarė mund tė shpėtohet nė kėto 2500 leje qė ka dhėnė bashkia nė vitin 2000. Tė paktėn tė mos vazhdojė kjo barbari, kjo ēmenduri betoni qė tė duket sikur je nė njė psikiatri betoni dhe tė pkatėn ēfarė mund tė rregullohet. Ose pastaj kjo tė vazhdojė si njė katastrofė qė ėshtė e pashembullt. Sigurisht, do ishte shumė mirė zgjerimi i portit ku tani janė dhėnė lejė pėr pallate; vėnia e njė trageti Himarė-Vlorė-Durrės qė gjatė sezonit veror ose kur deti ėshtė i qetė, do ishte njė gjė kaq e bukur ku ti kalon dhe sheh gjithė bregdetin. Nuk janė gjėra kaq tė vėshtira dhe me pėrfitim. Nuk e marr vesh pse me autobus bėhet kjo punė dhe me traget nuk bėhet.

Ju vetė, si keni kaluar kėto ditė nė hotel, si ėshtė shėrbimi.

Sipas asaj qė shoh unė, ka dy kategori tė prera qė janė kėta kėtu, pra sarandaiot me qytetin e tyre, dhe raporti i atyre qė vijnė. Raporti i sarandiotėve ėshtė i ēuditshėm, nuk bėhen merak fare, nuk u intereson qyteti. Raporti ynė, i atyre qė vijnė me kėtė qytet ėshtė si njė makinė qė po bie nė greminė dhe nuk po e mbajmė dot. Ėshtė e trishtueshme. Tė ngjall njė ndjenjė faji, njė ndjenjė pėrgjegjėsie, nė ndjenjė paaftėsie totale si shtet, kupton tėrė rezultatet e njė 17- vjeēari qė mund tė kish qenė shumė, shumė mė i mirė. Nuk ka ndodhur pėr mungesėn e aftėsive profesionale, pėr mungesėn e cilėsive njerėzore, dhe defekteve tė mėdha qė kemi ne nė ndėrgjegje nė raportin me natyrėn dhe me tjetrin dhe qė kujtojmė se tė kesh pesė apartamente si pronė, mund tė sakrifikosh ēdo gjė. Por nuk ėshtė kėshtu. Mjaftojmė tė kuptojmė se vendet tursitike e kanė pėrfitimin nė ruajtjen e vlerave tė natyrės dhe tė vlerės natyrore qė i ofron turistit, ndėrsa banimi duhet tė jetė i dyti, i fshehur, jo aq evident. Shėrbimi duhet tė jetė shumė i butė, shumė i mirė, atėherė vijnė tursitėt. Kėtu ėshtė njė shėrbim agresiv.

Qarkullon njė teori se bregdeti shqiptar mbetet akoma i virgjėr dhe ėshtė normale tė kemi dy tre pika tė mbipopulluara pėr tė shpėtuar pjesėn tjetėr.

Kėto janė 100% justifikime. Ne nxjerrim lloj-lloj teorish pėr tė justifikuar krimet qė bėjmė. Pėr shembull ju e mbani mend se ka gjithė ato teori pėr tė justifikuar piramidat financiare. Kjo ėshtė njė piramidė. Por nėse ajo e para ishte vėrtet njė humbje e jashtėzakonshme, por ishte njė humbje qė me vitet edhe harrohet dhe familjet kompesohen pak e nga pak, kjo piramidė betoni nuk rregullohet dot mė. Ne nxjerrim teori tė tilla edhe pėr Tiranėn, edhe pėr Vlorėn. Pėr ēdo faj qė bėjmė ka gjithmonė njė teori nga ne, nė kundėrshtim me gjithė teoritė normale tė provuara shkencėrisht nga urbanistika dhe arkitektura botėrore. Edhe sikur tė thoshim se Sarandėn po e bėjmė tė mbipopulluar nuk ėshtė ky mbipopullimi. Mbipopullim nuk do tė thotė katastrofė urbanistike. Mbipopullim do tė thotė ndėrtime mė shumė, mė tė mira pėr njė njė sasi tė madhe njerėzish. Por nuk justifikohet shkatėrrimi urbanistik dhe mungesa e vlerės sė arkitekturės me mbipopullimin.

A ka zgjidhje?

Sigurisht qė tani nuk ka zgjidhje. E pata thėnė edhe atėhere mė rastin e ndėrtimit tė dy kullave nė Bulevardin e Tiranės qė nuk ka zgjidhje. Dhe vazhduam me kullat ne, ashtu siē bėmė tani, me aprovimin e projektit tė Parlamentit mbi ish-Komitetin Qėndror, sepse ne gjithmonė nxjerrim teorira. Shkurt, pėr Sarandėn, zgjidhje e vetme ėshtė ndalimi i katastrofės nė kėtė pikė qė ėshtė.

Bisedoi Elsa Demo
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Qyteti vetėvrasės
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albo-youth Forum :: Shqiperia :: Historia Shqipare & E huaj-
Kėrce tek: