Nothing great was ever achieved without enthusiasm
 
GalleryForumPytėsoriKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vetėvrasjet - njohja dhe parandalimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ledia
Anetar i ri
Anetar i ri


Female
Numri i postimeve : 25
Location : Durres
Registration date : 26/01/2008

MesazhTitulli: Vetėvrasjet - njohja dhe parandalimi   Mon Jan 28, 2008 3:56 pm

Vetėvrasjet - njohja dhe parandalimi
Vetėvrasjet - njohja dhe parandalimi


Si duket, perioda pas bombardimeve dhe hyrjes sė trupave tė NATO-s, Kosovės nuk i solli vetėm lirinė dhe demokracinė kaherė tė pritur, por shikuar nga "ana tjetėr e medaljes", ky realitet i shumėpritur, ishte edhe mjaft i hidhur. Pėrveē problemeve tė ndryshme ende tė pazgjedhura materiale, sociale, politike etj., ne si shoqėri, u desh tė ballafaqohemi edhe me njė dukuri tė pazakonshme, e cila, edhe nėse merret nga aspekti tradicional, aspak nuk pėrkon me mentalitetin tonė shqiptar.

▪ Fjala ėshtė pėr fenomenin e vetėvrasjes, dukuri kjo, qė nė shoqėrinė tonė tė re "moderne" kosovare, vit pėr vit po jep shenja brengosėse tė njė rritje marramendėse.

Kosova e jonė, deri mė dje njė regjion me popullatė tė shėndosh qė bėnte mė sė paku vetėvrasje, sot radhitet nė mesin e shteteve me pėrqindje mė tė madhe statistikore tė atyre qė atakojnė ndaj jetės sė vetė. Sinjali i kuq kaherė ėshtė ndezur, por, fatkeqėsisht, sot te ne, me kėtė fenomen, mė tepėr merren gazetarėt dhe mediet, se sa ata qė jenė mė kompetentė. Duke dashur qė edhe ne si revistė tė japim njė kontribut sado tė vogėl nė kėtė drejtim, pėrmes kėtij artikulli, fenomenin e vetėvrasjes do ta prezantojmė nga kėndvėshtrimi i saj psikologjik dhe preventiv. Pra, nga shkaktarėt dhe mundėsia e parandalimit tė njė akti tė tillė .Pėr fillim, gjithnjė duhet filluar me atė pyetje tė madhe: PSE?Ekzistojnė shumė shkaqe qė mund ta shtyn njė person tė bėjė vetėvrasje. Nga ato mė tė shpeshta mund tė konsiderohen:

- Marrėdhėniet tė ērregulluara familjare, keqtrajtimet, dhuna, etj.;

- Mossuksesi gjatė shkollimit;

- Paaftėsia e komunikimit me moshatarėt. Personi potencial pėr vetėvrasje ndjehet i izoluar dhe i papranuar nga rrethi;
- Humbja e dikujt mė tė dashur pėrmes vdekjes, ndarjes, ēkurorėzimit...;

- Shtatzėnia tek femrat dhe proceset fiziologjike - hormonale qė ndollėn nė organizmin e saj;

- Dėshpėrimi i madh dhe nėnēmimi;

- Ambiciet e tepėrta tė prindėrve dhe presioni i madh psikologjik qė bėjnė fėmijės sė tyre. Ky presion i pandėrprerė, nė psiken e njomė tek fėmijėt ta krijon ndenjen e gabuar tė bindjes: "Patjetėr duhet tė jem mė i miri, mė i suksesshmi, mė i dalluari... nėse nuk jam, do t'i dėshpėroj ata, andaj mė mirė ėshtė qė t'mos jem fare")

- Riatdhesimi, rivendosja-humbja e gjithė asaj tė njohur dhje ballafaqimi me adaptimin nė rrethanė tė ri;

- Humbja e sė dashurės, dashurit;

- Abuzimet e ndryshme me droga dhe alkool.

Pėr mundėsinė e pengimit tė ndodhjes sė njė vetėvrasjeje, asnjėra nga kėta tregues nuk mund tė jenė si shenja tė sakta dhe tė sigurta paralajmėruese. Por, sa mė shumė qė kėto shkaqe tė jenė evidente nė jetėn dhe sjelljet e atij personi, aq mė shumė edhe brengosja e jonė duhet tė jetė edhe mė e madhe.

Nė kėtė moment, ėshtė shumė me rėndėsi t'i kushtohet vėmendje kėtyre tshenjave tė sjelljes, e qė janė sinjale tė njė ndryshimi tė shprehur nga sjelljet e zakonshme tė atij personi. Kėto shenja paralajmėruese si tregues mė tė shpeshtė mund tė jenė:

- Ndryshimet e mėdha nė sjellje ;

- Tėrheqja nga shoqėrimi me miqtė dhe njerėzit nė pėrgjithėsi;
- Problemet me gjumin dhe ushqimin;

- Humbjen e interesimit pėr aktivitete, shkollė, lojė, etj.;

- Humbja e interesimit pėr dukjen personale fizike dhe higjienėn trupore;

- Personi nuk mahitet dhe nuk bėnė shaka mė, ose e kundėrta, gjithnjė mahitet dhe bėnė shaka tė tepėrta;

- Shpesh shprehet me fjalėt: "ēdo gjė nė kėtė jetė ėshtė e keqe", "gjithmonė i pengoj dikujt", "sė shpejti do ta zgjidhi kėtė problem"...etj.;

- Zakonisht bėhet mė zemėrgjerė dhe fillon t'i fali tė tjerėve gjėsendet e veta; rregullon dhe i bie nė vend disa gjėra qė mė parė i kishte lėnė mangu, etj.;

- I fton ose bėnė vizita mė tė shpeshta personave tė dashesh dhe miqėve mė tepėr se sa zakonisht;

- Nuk i intereson ma shkolla dhe suksesi nė mėsime ka nė rrėnje drastike;

- Nuk ėshtė i koncentruar fare nė asgjė. Ėshtė gjithnjė nė mendime. Duket i hutuar dhe lėnė pėrshtypje se gjatė bisedės nuk e dėgjon fare bashkėbiseduesin;

- Fletė shpesh pėr vdekjen dhe lexon literaturė qė trajtojnė mė tepėr tema pėr vdekjen;

- Ka pasur edhe ndonjė tentim tė mėparshėm pėr vetėvrasje.



Ēka duhet bėrė? Si t'i ndihmojmė kėtyre personave?

Nėse nė sjelljet e pėrditshme tė fėmijėt, mikut apo ndonjė person tjetėr, i parandiejmė ose hasim nė shenja tė sipėr cekura, ato mund tė na parathonė njė mundėsi potenciale tė njė tentative nė tė ardhmen pėr kryerjen e vetėvrasjes nga ai. Nė kėto raste, ne duhet tė reagojmė shpejtė dhe nė mėnyrė sa mė adekuate.

Por, si?

Kur dikush ju thotė se ka ndėrmend tė bėjė vetėvrasje, kurrė mos e merrni kėtė si shaka. Veprimi i parė ėshtė BISEDA. Me tė BISEDONI...BISEDONI dhe vetėm BISEDONI... Kėta njerėz kanė nevojė tė madhe pėr njė gjė tė tillė.

1. Hapi tjetėr ėshtė NDĖGJIMI. Lejojeni qė ai person t'ju flas se si ėshtė i dėshpėruar, i pakėnaqur nga jeta, se ka probleme... etj. Pa marrė parasysh se sa negativisht do tė reflektojnė kėto deklarime, vetė fakti qė ai/ajo ka vendosur t'ju besohet, ėshtė njė shenjė tejet pozitive. "Ventilimi" dhe zbrazja e emocioneve, veē nė hapin e parė do t'i sjelli njė lehtėsim tė madh atij.

2. MOS TENTONI TĖ JEPNI KĖSHILLA.- Me njė person potencial tė bėjė vetėvrasje, kurrė mos tentoni t'i jepni vėrejtje nė formė: "e ke gabim", "nuk ėshtė mirė ta bėsh kėtė akt"...etj. Gjatė kėsaj bisede, po ashtu, kurrė mos praktikoni t'i pėrdorni ato shabllone tė zakonshme inkurajuese: "Do tė jetė mirė nė tė ardhme", "Gjithmonė njeriu duhet tė mundohet dhe tė sakrifikoj nė jetė", "Mos qaj", "Duhet tė mendosh pozitivisht"...etj. Kur mos e provokoni dhe as mos e sfidoni me asgjė, ndjenjėn e tij pėr bindjet tė gabuara qė ai ka pėr jetėn. Mos harroni, kėta persona e kanė tė zhvilluar intuitėn dhe shpejtė i parandiejnė qėllimet e juaja tė sinqerta. Ata, me tė dėgjuar kėto shabllone standarde si kėshilla gjoja tė "mirėfillta", do tė mbyllen dhe nuk do tė jenė mė tė sinqertė nė komunikim me ju. Pa marrė parasysh se sa "shokuese" dhe absurde do tė jenė qėndrimet e bashkėbiseduesit, ju duhet t'i dėgjoni dhe t'i pėrjetoni ato sinqerisht. Gjithmonė pranoni se pajtoheni me tė dhe ai nė tėrėsi ka tė drejtė

3. Pasi tė vlerėsoni se ėshtė krijuar besimi i mjaftueshėm reciprok, PYETENI se mos vallė atij pėr kėto shkaqe i shkon mendja tė bėjė vetėvrasje? Me kėtė pyetje mos ja impononi idenė, por, vetėm bėjeni me dije se jeni tė gatshėm tė bisedoni edhe pėr kėtė mundėsi. Nėse merrni nga ai njė pėrgjigje pozitive, vazhdoni ta pyetni edhe mė tej. Ėshtė me rėndėsi tė dihet: a e ka menduar ai se si do ta bėj njė vepėr tė tillė (a ekziston nė kokėn e tij ndonjė plan konkret)?; a i ka nė dispozicion tė gjitha elementet e duhura pėr ta bėrė kėtė vepėr ( a ekziston mjeti i caktuar); a ka caktuar momentin se kurrė do tė vendosi pėr njė hap tė tillė (kohėn). Shumica, nė kėtė pyetje do tė pėrgjigjen negativisht, gjė qė, pėr ne, do tė jetė njė shenjė se plani i tij pėr kryerjen e aktit tė vetėvrasjes ende nuk ėshtė definitive dhe kjo mund tė merret si njė moment mė inkurajues. Nėse veē e zbulojmė se ekziston PLANI, MJETI dhe KOHA e kryerjes sė vetėvrasjes, atėherė, ne do tė kemi njė gjendje mė alarmuese. Nė kėtė situatė, patjetėr duhet intervenuar urgjentisht.

4. Nėse veē kemi tė bėni me njė situatė serioze dhe alarmuese, atėherė, qėndroni gjithnjė pranė tij dhe kurrė mos e leni vetėm. Pandėrprerė bisedoni dhe vetėm bisedoni.... Nė anėn tjetėr, paralelisht si preventivė, tentoni t'i largoni tė gjitha sendet qė mund t'i shėrbejnė atij si MJET pėr kryerjen e vetėvrasjes.

5. Nėse edhe mė tej ndjeheni tė paaftė, atėherė ftoni nė ndihmė ekspertin profesional. Mos premtoni dhe mos t'ju brej ndėrgjegjja se nuk e keni ruajt fshehtėsinė. Personat qė tentojnė tė bėjnė vetėvrasje, zakonisht pranojnė ndihmėn e profesionistit.

Edhe disa karakteristika specifike pėr vetėvrasjen

Gjatė hulumtimit tė tyre tė fenomenit tejet tė pėrhapur nė botė tė vetėvrasjeve, psikologėt: Fareberoėi dhe Litman, vetėvrasjet i kanė klasifikuar nė 3 kategori:

1. Kategoria e personave tė rrezikuar me bindjen "TĖ JESH:
- Kėta persona nė fakt nuk dėshirojnė tė vdesin, por vetėm tentojnė ta sinjalizojnė se kanė nevojė tė sinqertė pėr ndihėm;
- Rrezikshmėria e mundėsisė sė kryerjes sė aktit tė vetėvrasjes, pėr kėtė kategori njerėzish ėshtė mė e vogėl;
- Pėrfshihen nė 2/3 e vetėvrasjeve;
- Kryesisht janė tė gjinisė femėrore.

2. Kategoria e peronave tė rrezikuar me bindjen "TĖ MOS JESH"
- Kėta vėrtetė dhe sinqerisht dėshirojnė tė vdesin;
- Nuk tregojnė shenjat e tentativės para aktit tė kryerjes sė vetėvrasjes;
- I pėrzgjedhin metodat mė tė rrezikshme tė kryerjes sė kėsaj vepre;
- Pėrfshihen nė 3-5% tė vetėvrasjeve tė kryera;
- Preventiva tek kėta persona jep rezultate tė vogla;

3. Kategoria e peronave tė rrezikuar me bindjen "TĖ JESH APO TĖ MOS JESH"
- Janė tė pazakonshėm dhe tė pa definuar. Aktin e vendimmarrjes ia lėnė fatit;
- I pėrzgjedhin metodat tė rrezikshme tė kryerjes sė kėsaj vepre, por me njė ndikim mė tė ngadalshėm tė veprimit;
- Pėrfshihen me 30 pėr qind tė vetėvrasjeve;
- Pėr kėta ėshtė karakteristike motivi: "jeta me apo pa fat".


Adnan Abrashi-NANDAv
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Vetėvrasjet - njohja dhe parandalimi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albo-youth Forum :: Diskutime shoqerore :: Filozofi&Psikologji-
Kėrce tek: