Nothing great was ever achieved without enthusiasm
 
GalleryForumPytėsoriKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 7 prill 1939: italianėt zbarkojnė nė Shqipėri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
cupke_
Admin
Admin


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 26
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

MesazhTitulli: 7 prill 1939: italianėt zbarkojnė nė Shqipėri   Mon Apr 07, 2008 9:51 pm

Marco Innocenti i gazetės italiane “Sole 24 Ore” rikujton zbarkimin italian nė Shqipėri nė prag tė Luftės sė dytė Botėrore.
nga Il Sole 24 Ore
Shqipėria e 1939-ės, njė copėz e trishtė e Ballkanit, vendi mė
arkaik i Europės, njė koncentrat mizerjeje, njė territor i varfėr qė
kishte qė mė parė statusin e njė protektorati virtual tė Italisė
fashiste. Popullsia ishte njė pėrzierje fshatarėsh, ēobanėsh e
peshkatarėsh nėn regjimin e Zogut tė parė, njė ish-bandit finok e tė
pabesė.
Konkurrenca Musolini-Hitler
Duēja ia vė gishtin Ballkanit, veprim qė rrit konkurrencėn me Hitlerin.
“Shqipėria ėshtė Bohemia e Ballkanit”, thotė, “dhe jam i vendosur tė
shkojė nė Tiranė me ēdo kusht.” Mė tej, “pėr ēdo shuplakė gjermane, do
tė ketė njė kundėrpėrgjigje nga ana jonė, qė t’u themi gjermanėve se
jemi edhe ne,” thonin nė Romė.
A thua se Hitleri tė ishte duke paraqitur probleme pėr italianėt. E
kėshtu, tė verbuar nga njė politikė e jashtme e drejtuar nga ndjenjat,
kompleksi i inferioritetit tė Musolinit u shfaq nė rastin e operacionit
Shqipėria, operacion qė hapi konkurrencėn fėminore ndaj aleatėve
nazistė. Operacioni nuk zgjati mė shumė se njė javė, ishte njė xhiro nė
bulevard. Por mbi tė gjitha, njė shkelm kėmbėve tė “kaporalit austriak”.
Njė zbarkim pėr t’u harruar
Tė premten e shenjtė, nė orėn 4 pasdite tė 16 prillit, niset flota
italiane. Nė 4:30 tė mėngjesit tė datės 7, fillon zbarkimi nė Durrės
dhe Vlorė. Ekspedicioni ėshtė i improvizuar dhe konfuz. Komandantėt
janė neglizhentė, ushtarėt tė pamotivuar. Komandati i operacionit ėshtė
Guzzoni, por nė tė vėrtetė regjisori ėshtė konti Ciano, delfini i
duēes. Zbarkimi, njė operacion klasik al’italiana,
thyen ēdo rekord rrėmuje. Falė zotit, rezistenca ėshtė e dobėt,
shqiptarėt zbrapsen, tanėt pėrparojnė dhe mbreti Zog ia mbath pėr nė
Greqi: e gjithė meseleja ėshtė si tė sulmosh Kryqin e Kuq. Nė 8 prill,
Tirana pushtohet. Siē thotė dhe vetė Ciano: “Sikur shqiptarėt tė kishin
pasur vetėm njė ekip zjarrėfikėsish tė trajnuar mirė, do na kishin
hedhur tė gjithėve nė Adriatik.”
Njė fitore pa dobi
Katėr tė shtėna, dhe operacioni Shqipėria arkivohet. Ishte njė luftė pa
luftė, por regjimi ėshtė nė delir. “Bota duhet t’a dinte,” bėrtet
Mussolini nga ballkoni i tij i famshėm, “se ne kemi fuqinė tė shtyjmė
pėrpara.” (ital. “tireremo diritto”). Mė 16 prill, Viktor Emanuali,
disi i hutuar, pranon kurorėn shqiptare. Shtypi i regjimit flet pėr
“sukses pa precedent”, por fitimet politike janė zero. Shqipėria ishte
njė nga aventurat mė tė kėqija tė fashizmit. Operacioni nuk arriti tė
ndalte avancimin gjerman drejt Ballkanit dhe iu tregon demokracive tė
rajonit se Italia nuk ka qėllime paqėsore. Roma beson se do tė
kontrollojė aleatėt nazistė, por ky ishte njė iluzion i madh. Gjashtė
javė pas zbarkimit nė Shqipėri, Mussolini do tė firmos Paktin e Hekurt
dhe tre muaj mė vonė, Gjermania do t’u deklarojė italianėve fillimin e
luftės botėrore. Mbreti Zog dhe barinjtė e tij janė kthehen nė njė
kujtim tė parėndėsishėm.

_________________
Life is short, Break the rules, forgive quickly, Kiss slowly, Love Truly, Laugh uncontrollably, And never regret anything that make life lond
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albo-youth.gooforum.com
 
7 prill 1939: italianėt zbarkojnė nė Shqipėri
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albo-youth Forum :: Shqiperia :: Historia Shqipare & E huaj-
Kėrce tek: