Nothing great was ever achieved without enthusiasm
 
GalleryForumPytėsoriKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bukuria nuk quhet elegance

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
cupke_
Admin
Admin


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 26
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

MesazhTitulli: Bukuria nuk quhet elegance   Mon Dec 24, 2007 3:33 pm

Ajo qė nuk ėshtė sinonim vetėm i formave perfekte dhe trupit pėr pasarelė. Kėnaqėsia dhe misteri qė fshihet edhe pas njė femre qė nuk ha gjithė ditėn ushqime vegjetale. Dhe ka ca kile mė shumė
Ato janė me fat, janė nė modė, mund tė krahasohen me pėrmasat e njė manekini dhe tė zbrazin pa frikė raftet e dyqaneve pa njohur sikletin e kopsave qė nuk mbėrthehen, e pantallonave qė me shumė luftė tė arrijnė tė futen deri afėr vitheve, e bluzave qė gati sa nuk pėlcasin. Ėshtė fjala pėr femrat e dobėta. Qė i bėjnė ato mė pak tė dobėtat t’u qajė shpirti pėr mė pak kile, por qė edhe pse nuk kanė privilegjin e tė dukurit si njė kukull vitrine, nuk mund tė mohohet se e shijojnė jetėn mė shumė!!! Arsyet?




Sipas njė studimi tė kryer nga Universiteti i Bristolit nė njė kampion prej 4000 femrash qė pėrfshin moshėn nga 60 nė 79 vjeē, femrat e dobėta jetojnė mė shumė se ato tė shėndoshat. Duket se kėmbėt e holla, pėrveē tė qenit simbol i elegancės dhe sharmit, janė edhe fryt i njė ushqyerjeje tė mirė qė nė moshė tė vogėl dhe reduktojnė mundėsitė pėr tė pėsuar njė infarkt nė moshė tė rritur.

Ja, edhe kjo duhej pėr t’i bėrė femrat elegante tė ndihen nė qendėr tė universit dhe tė syrit mashkullor. Meshkuj qė preferojnė nė kenė pranė bukuri standarde pėr t’u ndier tė plotėsuar. Meshkuj qė kanė nevojė pėr tė ndjekur me pėrpikmėri tendencat e modės pėr t’u ndier tė realizuar dhe nuk qė arrijnė tė perceptojnė vlerat e bukurisė dhe tė tė qenit ndryshe, e tė qenit unike, pėr tė pasur nė krah njė femėr vėrtet tė veēantė .

Partneret e fotbollistėve janė tė gjitha tė dobėta, me linja tė pėrsosura dhe kanė si profesion tė qenit velinė. Femrat e mbushura duket kanė dalė jashtė loje. Kanė pasur periudhėn e shkėlqimit nė tė shkuarėn, por tani qė kur femra model ėshtė ajo mė e thata dhe mė e trishtuara, pėr ato tė shėndoshat ky s’mund tė ishte veēse momenti mė i errėt i ekzistencės sė tyre.

Por diēka po ndryshon. Sė fundmi, njė topolake (60 kile pėr 1,64 gjatėsi, me pėrmasa 90-75-110) simpatike, pesėmbėdhjetėvjeēare ruse, Aliona Pisklova, falė njė shakaje tė njė mikut tė saj, rrezikoi tė merrte pjesė nė finalen e Miss Universit, pa qenė fare nė dijeni. Ja qė ēudia ndodhi. Nė Rusi, nė seleksionimet online pėr konkursin, Aliona ishte mė e votuara prej konkurrenteve. Vetėm mosha e saj (ishte vetėm 15 vjeē) u dha mundėsinė organizatorėve tė terrorizuar qė ta skualifikonin nga konkursi, duke e zėvendėsuar me njė bukuroshe hollake. Heroina Aliona Pisklova u kthye nė simbol pėr tė gjitha femrat qė nuk ndihen Barbi.

Ndoshta nuk mjafton tė jesh e dobėt pėr tė qenė e lumtur. Nuk mjaftojnė ca pėrmasa prej trupi perfekt pėr t’u ndier e plotėsuar. Tė dobėtat, me ca pėrjashtime tė vogla, nuk hanė kurrė, nuk i shijojnė kėnaqėsitė e shijes. Divet e momentit, pėr tė qenė mishėrim i vėrtetė i modės, vdesin nga uria, edhe pse shtiren si tė lumtura: Gwynet Paltrow thotė se ushqimi i saj i preferuar ėshtė orizi, Liz Harley nuk jeton pa gjashtė 6 gota lėng lakre nė ditė, kurse Demi Moore ha vetėm ushqime tė papjekura dhe vegjetale. Cilado qė tė jetė arsyeja qė i shtyn, t’i shohėsh duke ngrėnė do tė ishte vėrtet e trishtueshme: njė sallatė, njė frut, ujė natyral, asnjė pikė verė dhe para njė ėmbėlsire fytyra e tyre do tė shtrembėrohej me pamje tė terrorizuar neverie. Mendoni se ēfarė tmerri do tė ishte t’i kishe tė ftuara pėr darkė.

Por duket se edhe publiciteti po ndryshon drejtim: njė shoqėri e njohur, prodhuese sapunėsh dhe produktesh kozmetike, pasi zbuloi me anė tė njė sondazhi qė ndoshta meshkujt preferojnė femrat me linja mė tė mbushura, vendosi tė pėrdorė si imazh pėr fushatėn e saj tė fundit publicitare -qė kushtoi mė shumė se 4 milionė euro- femra tė vėrteta, pa asnjė eksperiencė nė fushėn e modės. Duke marrė duartrokitje edhe nga publiku femėror, kjo shoqėri tregoi se bukuria mė shumė sesa elegancė, ėshtė sharm, tėrheqje, inteligjencė dhe aftėsi.

Femrat e mbushura, ato qė kanė vendosur tė shijojnė ekzistencėn e tyre nė kėtė botė, janė simpatike, kanė humor dhe i buzėqeshin vetes dhe jetės. I plotėsojnė kėnaqėsitė e vetes dhe ndoshta kėtej e tutje do t’i shijojnė mė shumė. E duket se meshkujt janė kthyer tė ēmojnė rrumbullakėsinė dhe kilet e tepėrta, sepse nė fund tė fundit tuli pėrfaqėson njė vend mė shumė pėr tė vendosur duart. E pra, femrat e kolme janė tė buta dhe “komode”. Ndryshe nga ato shumė perfektet, qė shpesh bėhen tė lodhshme dhe tė mėrzitshme me frikėn e tyre se mos kanė shtuar papritur ndonjė gram mė shumė. Njė femėr e bėshme shpesh ka njė mister pas vetes, fsheh diēka, njė vuajtje tė brendshme, njė botė sekrete, ndoshta njė boshllėk... qė nuk pret tjetėr veēse tė mbushet. Dhe ēfarė kėnaqėsi ėshtė tė zėvendėsosh me praninė tėnde atė boshllėk. Sa pėr tė filluar, mjafton ta ftosh pėr darkė pėr tė parė me kėnaqėsi qė nuk e ka pėr gjė qė tė zbrazė njė pjatė, tė pijė shumė gota me verė dhe tė hajė ėmbėlsira me ēokollatė.

FEMRAT E DOVIT AZ TADY
E duket se kėtyre parametrave nuk po u qėndrojnė larg as meshkujt shqiptarė. Me gjithė preferencat e tyre pėr femrat belholla qė popullojnė videoklipet dhe skenat e spektakleve, nuk ngurrojnė aspak tė kenė tė preferuarat e tyre edhe ato qė u shėnon peshorja goxha kile mė shumė se normalja

Ishte ndėr tė parat Ingrid Gjoni qė guxoi tė shfaqej faqeve tė revistave me ca foto rozė, ku nuk ngurronte tė ekspozonte tė zhveshur trupin me pėrmasa prej modeleje. Nuk kishte rrugė tjetėr veēse tė gjendej e selektuar nga publiku pikėrisht sepse ishte simpatike, se pozonte e zhveshur dhe se ishte ndėr tė parat qė guxoi. Dhe njė trup i tillė nuk kishte se si tė kalonte pa u vėnė re nga shumica e publikut, qė vazhdonin ta fėrshėllenin edhe kur shfaqej skenave tė spektaklit duke kėnduar me veshje tė gjatėsive shumė tė kursyera, qė i nxirrnin nė pah kėmbėt kilometrike dhe belin e hollė, aq sa shumėkush nuk ngurroi ta klasifikonte nė listėn e vajzave qė dinė veēse tė pozojnė dhe kaq. U desh qė ajo tė shfaqej pastaj nė njė tjetėr dimension tė sajin, nė kėngė, por qė gjithsesi ishte e vėshtirė t’i qėndronte larg imazhit prej vajze qė pozon. Nuk kaloi shumė dhe Ingridi gjithmonė e mė tepėr po lakohej sidomos nga thashethemet e mediave, se kishte filluar tė shėndoshej, se po u qėndronte gjithmonė e mė larg veshjeve provokuese, se kishte humbur trupin prej modeleje dhe kjo filloi tė bėnte shumė pėrshtypje, aq sa edhe tė mund tė mendohej se Ingridi do tė braktiste ekranin pėrgjithmonė, sepse e kishte humbur tashmė atė qė e bėnte aq tė preferuar, trupin prej modeleje. Por ja qė Ingridi nuk vonoi tė tregonte qė do dilte nė ekran qė ēke me tė, qė nuk i bėhej vonė pėr kilet e tepėrta, e madje tė tregonte edhe se kėshtu mund tė ishte edhe mė shumė seksi, se nuk kishte ndėr mend tė ishte veēse njė vajzė qė mbush kopertinat me poza provokuese, por se mbi tė gjitha mund tė ishte njė kėngėtare e mirė. Dhe mendja e lehtė i doli edhe mė pėr mirė, pėrderisa njė dalje e saj nė ekran vazhdon sėrish tė shkaktojė pėrshpėritje dhe trupi i saj, edhe pse me disa kile tepėr dhe jo mė me veshjeve provokuese, mund tė jetė sėrish i bukur.

E ndėrsa Ingridit iu desh jo pak pėr tė treguar se edhe me forma tė rrumbullakosura mund tė ngelej joshėse, kėngėtarja tetovare Big Mama nuk pati nevojė fare tė griste ndonjė imazh tė dikurshėm prej trupi tė hollė. Ajo u shfaq qė nė fillim ashtu siē ishte: e shėndoshė. Sigurisht qė herėt e para ishte e pamundur tė shmangej ndonjė pasthirrmė e tipit: uau, por qė nuk vonoi shumė tė fashitej. Vajza qė u shfaq nė Top Fest, atėherė vetėm 19 vjeēe, nuk kishte nė plan tė tėrhiqej nga kėnga vetėm sepse nuk kishte kėmbė tė folla apo forma tė hatashme. Ajo dinte tė kėndonte dhe iu imponua publikut ashtu siē ishte, aspak seksi, aspak provokuese, por me frizura tė ēmendura, aksesorė tė mėdhenj dhe ndonjė ngjyrė flokėsh tė superdukshme, dhe qė do tė bėnte gjithsesi pėrshtypje. Jo vetėm se dinte tė kėndonte mirė – dhe kjo u pėrligj me ēmim qė nė daljen e saj tė parė pėrballė publikut shqiptar- dhe pėrpos tė tjerave, kur merret mikrofonin nė dorė pėr tė folur, nuk ishte si shumė vajza tė bukura qė e kanė tė vėshtirė tė vendosin kryefjalėn aty ku duhet. Ca batuta tė lezetshme, njė tip prej moskokėēarėseje, s’mund tė bėnte tjetėr veēse tė dėshmonte se e ashtuquajtura Big Mama ishte edhe “big interesting”, pėrderisa nė shfaqjet e mėvonshme publiku nuk do tė gozhdohej para ekranit pėr t’u ēuditur mė format e saj aspak prej missi belkėputur.

Ashtu siē do tė mbetej i shokuar nga njė kėngėtare qė nė ndonjė radio nuk do tė kishte shkaktuar kurrė bujėn qė shkaktoi kur u shfaq nė ekran. Edhe pse provoi tė ishte e dėgjuar nga publiku, Genta Ismaili mbeti jo pak kohė nė hije dhe do tė vazhdonte tė mbetej akoma nėse nuk do tė shoqėronte kėngėt e saj me videoklip dhe atėherė zėri i saj do tė bėnte dhe mė shumė pėrshtypje. Sepse dredhjet dhe spėrdredhjet do tė bėnin punėn e tyre. Sigurisht ajo nuk ishte e shėndoshė, por dhe e dobėt jo. Nė hiret e saj dallohet qartė mungesa e linjave tė holla dhe trupit elegant. Por sigurisht qė nuk mund t’u shpėtonte pėrkufizimeve tė tipit: seksi, e hatashme, joshėse. Sepse trupi i saj si nga mesi e lart si nga mesi e poshtė ėshtė i bollshėm. E megjithatė, shfaqja e saj nė ekran, kėrcimet dhe tundjet provokuese e kanė bėrė punėn e tyre, pėrderisa shumėkush –sidomos meshkujt- nuk mund tė rrinė pa e kundruar deri nė fund tė kėngės. Madje Genta nuk ka kaluar pa u vėnė re edhe nėpėr evente tė ndryshme muzikore nė skenat shqiptare ku ka rrėmbyer dy herė ēmimin e parė. E ē’rėndėsi ka se nuk ėshtė aq e hollė sa duhet pėr tė pasur njė trup perfekt?

E ndėrsa shumica e vajzave tė ekranit u nėnshtrohen dietave tė forta pėr tė arritur format perfekte, pėr Eranda Libohovėn nuk ka funksionuar aspak kėshtu. Ka mbajtur edhe ajo dieta, por jo pėr t’u dobėsuar. I duheshin me ēdo kusht edhe disa kile. Ndonjė vajze mund t’i duket e ēuditshme mbajtja e dietave pėr t’u shėndoshur, sepse pėr to kjo ėshtė gjėja mė e thjeshtė, por pėr Erandėn nuk ka qenė e dhe aq. I ėshtė dashur tė pijė vitamina dhe tė hajė ushqim tė bollshėm, t’u qėndrojė larg dyerve tė palestrave derisa mė nė fund arriti formėn e dėshiruar, qė i dha jo pak lezet. Format e mbushura, xhinset e ngjitura pas trupit dhe bluzat gjithmonė e mė tė hapura filluan tė tregonin se Eranda Libohovės shėndeti i solli njė sukses tė papritur. Tashmė zėrit tė veēantė dhe kėngėve tė kthyera gjithmonė nė hite, iu shtua edhe njė trup i bukur, qė ndonėse aspak i dobėt, e bėn tė duket seksi.

Ndoshta preferencat po ndryshojnė. Kilet po tregojnė se jo gjithmonė janė tė padėshiruara. Ndonjėherė mund tė sjellin atė qė njė trup i hollė nuk mund ta sjellė kurrė.

Jeta

_________________
Life is short, Break the rules, forgive quickly, Kiss slowly, Love Truly, Laugh uncontrollably, And never regret anything that make life lond
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albo-youth.gooforum.com
 
Bukuria nuk quhet elegance
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albo-youth Forum :: Kulture & Tradite :: Moda & Estetika-
Kėrce tek: